Berisha në Gjirokastër: Rama e Basha shkojnë si pengu me pengmarrësin, unë vij i lirë tek ju


Berisha në Gjirokastër: Rama e Basha shkojnë si pengu me pengmarrësin, unë vij i lirë tek ju

19:08 06/10/2021

Turi i takimeve i ish-Kryeministrit Sali Berisha është ndalur ditën e sotme në Gjirokastër, ku gjatë takimit ai është shprehur tepër i lumtur. Nga foltorja e tij ai është ka thënë se nuk ka krizë naft dhe e gazi në këtë vend, por është kriza e Edi Ramës që është krijuar nga vetë ai.

“Kjo është një krizë e bërë vetë, e krijuar vetë, nuk është krizë e gazit në Shqipëri, është krizë e Edi Ramës, e ministres së tij të papërgjegjshme të cilët boshatisën kaskadën dhe dalin mirë e bukur dhe ju thonë juve do na përpijë kriza. Çfarë pune kemi ne me rritjen e çmimit të naftës në një kohë kur ne, nafta në Shqipëri është cent për cent baras me Zvicrën 1.45 Euro me 1.45 Euro. Po e dini ju sa është rroga në Zvicër? Të ardhurat vjetore për frymë në Zvicër janë 95 mijë Dollarë, janë 5200 Dollarë në Shqipëri. Marrin 18 herë më shumë se ne dhe paguajnë naftën njëlloj me ne.

Po ç’punë ka rritja e naftës këtu? Dilte dje a pardje dhe thoshte nuk jam unë diktator të kontrolloj çmimet. Je me oligarkët ti. Ti je një njeri i pamëshirshëm që të peshojnë në para sa herë u teket sepse çdo vend ka entet rregullatore.

Lajmi tjetër ishte që korrupsioni dhe krimi i organizuar Shqipërinë e mbajnë larg BE-së, të gjitha këto në një kohë kur ai merr mandatin e tretë dhe opozita shqiptare tregoi paaftësitë e saj më të mëdha në histori, në përballje me të.

Duke ardhur në Gjirokastër në mëngjes, shikoj titujt e gazetave, Rama-Basha në Lubjanë, Berisha në Gjirokastër. U ndjeva 1 mijë herë i lehtësuar, ata shkojnë si pengu me pengmarrësin, unë vij si njeri i lirë tek ju. Kënaqësia ime ishte e madhe sot”, është shprehur Berisha. /tvklan.al






Të ngjashme