Berisha në Kamëz : Kusarët kanë shpallur platformën “fajin e ka opozita” (16 Shtator 2000)
Berisha ka prezantuar sot pasdite në Kodër Kamëz kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës Besnik Mustafaj. Kusarët tha Berisha në fjalën e tij, kanë shpallur platformën “fajin e ka opozita” duke ia hedhur të gjitha vjedhjet, mashtrimet dhe korrupsionet e tyre Sali Berishës. Sot para jush tha ai, qarkullon vendin si hije e zezë, alternativa e turpit, e mashtrimit ndaj t’i ndëshkojmë kusarët me 1 tetor.
Ndërsa kandiati Besnik Mustafaj ka premtuar se problemet që kanë banorët e kësaj zone, mund t’i zgjidhë vetëm qeverisja e Partisë Demokratike. Ai ka prezantuar më pas dhe kandidatin e Kamzës Haki Mustafa dhe të Bathores, Mynir Shehu./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego