Berisha në Korçë: Kush luan me votën, luan me kokën (24 Shtator 2000)


Berisha në Korçë: Kush luan me votën, luan me kokën (24 Shtator 2000)

08:42 24/09/2000

Mbrëmë Fatos Nano dhe Sali Berisha kanë fjetur në Korçë. Kur Berisha mësoi se tek Hotel Rexhina do të flinte Nano, ka anuluar fjetjen e tij në këtë hotel luksoz dhe ka gjetur një tjetër më pak luksoz, por jo në të njëjtën çati me liderin socialist. Turin e tij elektoral Berisha e ka vazhduar në Bilisht, Korçë dhe Pogradec.

Me thirrjen ” sot vendoset, sot votohet, sot fitohet”, ai ka kërkuar votën për kandidatë bashkie të Partisë Demokratike. Duke sulmuar qeverinë socialiste ai u kujtoi korçarëve jo vetëm që nuk kthyen paratë e piramidave të premtuan, por i vodhën dhe 130 milion dollarë që ishin nëpër banka. Ai ka përsëritur paralajmërimin ndaj pushtetarëve për të mos luajtur me votat në 1 tetor.

“Unë jam këtu për të paralajmëruar të mos luajnë me votën sepse luajnë me kokën. I pari që do t’ja mbathë pas Fatosit do të jetë Iliri. Sepse Iliri ishte i pari që me 14 shtator mbushi poturet. Mos e prek votën në Korçë sepse dhe pas diellit po të shkosh do të përgjigjesh për këtë.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme