Berisha ne maternitetin “MbretëreshaGeraldinë”, urim foshnjave të para, të ardhura në jetë në 2012 (01 Janar 2012)
Aleksandër Sherra, vogëlushi nga Marikaj që ka ardhur në jetë në orët e para të vitit 2011, në maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”është vizituar nga Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha paraditen e 1 Janarit. Bebja që peshon 3.1 kg erdhi në jetë falë një lindjeje natyrale dhe sëbashku me nënën e tij gëzojnë shëndet të plotë.
Kreu i qeverisë i ka përcjellë urimet më të mira foshnjës së sapolindur dhe prindërve të tij nga Marikaj, ndërsa nuk la pa uruar dhe të parin bebe të ardhur në jetë orët e para të 1 Janarit në qytetin e Durrësit./tvklan.al