Berisha në Shkodër: Kush prek lirinë tonë do të prekë fundin e tij (11 Shtator 2000)


Berisha në Shkodër: Kush prek lirinë tonë do të prekë fundin e tij (11 Shtator 2000)

12:17 11/09/2000

Shkodra ka qenë sot stacioni i fushatës për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ju, iu drejtua ai shkodranëve, votoni për të shpëtuar Shqipërinë nga shteti i barbarëve. Ndaj ju bëj thirrje të mos votoni për kandidatët socialistë që përfaqësojnë vrasjet dhe burgjet. Policia sekrete tha Berisha është vërsulur kundër lirive tona ndërsa ata u përgatisin manipulimin. Lideri demokrat nga Shkodra ka lëshuar paralajmërimin:

“Nga Shkodra, dua t’u them atyre se ne jemi njerëzit e lirisë dhe se kush prek lirinë do të ketë fundin e tij. “

Jashtë vëmendjes së Berishës nuk ka ngelur dhe vizita e Nanos në Shkodër. /tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme