Berisha: Nuk ka zgjedhje pa votim elektronik, Ruçi: Fjalën e fundit e ka OSBE-ODIHR-i
Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje përplasi sërish në kuvend opozitën dhe maxhorancën. Ish-kryeministri Berisha duke ju referuar edhe rezolutës së PPE-së për miratimin me konsnesus të reformës zgjedhore kërkoi nga maxhoranca të pranojë kushtin e saj për votim, numërim dhe identifikim biometrik si e vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.
Berisha:“Pranoni kërkesën e ligjshme te opozitës mos shkoni duke e shtyrë sepse mund t;i krijoni vendit problemë shumë madhore, por nëse ju I hidhni poshtë bindni opozitën që në këto vende zgjedhje s’mund të ketë.”
Por kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi e cilësoi alibi kërkesën e opozitës dhe se fjalën e fundit duhet ta thotë arbitri i zgjedhjeve.
Ruci: Me ketë çështje mos bëni fushatë, Nëse OSBE ODHIR jep një OK, ne jemi dakord.
Berisha : Do votojmë ne apo do i nënshtrohemi një njeriu që është kthyer në kreun e Meduzës ju nuk doni zgjedhje se ju drejton meduza
Ruci: Ky që na drejton neve ka vuajtur dy herë dhe është i persekutuar.
Replika pati edhe për votimin e emigrantëve.
Berisha: “Është një njollë turpi përjashtimi i tyre nga e drejta e votës.
Ruçi: Ka një vit që ka hedhur pikërisht këtë që në muajin qershor për votimin e emigrantëve dhe ju nuk ishit dakord.
Gjatë seancën plenare u betuan edhe dy deputetët e rinj të kuvendit, Edmond Zejno I PDIU-së dhe Flamur çela i LSI_së, të cilët zunë vendet e Selamit e Tahirit, pas ndërprerjes së mandateve nga KQZ-ja.
Tv Klan