Berisha për kthimin në Parlament – (20 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Nesër unë kërkoj mbledhjen e kryesisë të Partisë Demokratike. Në të cilën do ti kërkojë kryesisë duke vlerësuar këto zhvillime. Epokalen në Kosovë si dhe këtë angazhim për të qartësuar për të zbardhur të vërtetën mbi vrasjen e heroit të pluralizmit shqiptar Azem Hajdarit. Kthimin e PD në parlament dhe angazhimin e saj të plotë për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Natyrisht që kjo do të kaloj nëpërmjet procedurave, pra unë do ti kërkojë kryesisë që të kërkoj mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe më pas Konferencën e Jashtëzakonshme. Por unë mendoj se, kam besim të madh se anëtar, aktivistët, militantët e PD, drejtuesit e saj do të mbështesin plotësisht nismën e kryetarit të PD”.
Lajmin për rikthimin e PD në parlament lideri demokrat Berisha e ka arsyetuar me premtimin e dhënë nga ambasadori amerikan Froëik, se SHBA kanë marrë përsipër zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Berisha nuk ka bërë komente nëse do të paraqitej në prokurori për të dëshmuar rreth kësaj çështjë, por bojkoti ishtë një sëmundje që na u imponua ka thënë Berisha./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti