Berisha për ndryshimet në Kushtetutë (2008)
Autori: Blendi Fevziu
22:37 24/04/2008Ndryshimet në Kushtetutë që lidhen me sistemin zgjedhor në Shqipëri kanë sjellë përpara analistëve në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu kryeministrin Sali Berisha.
Emisioni është përqendruar pikërisht tek këto ndryshime dhe përmirësimet që pritet të sjellin këto ndryshime. Për të diskutuar lidhur me këtë ishin të ftuar në emision edhe analistët Skënder Minxhozi, Alfred Peza, Andi Bejtja dhe Mentor Nazarko.
“Kemi të bëjmë me një kushtetutë pothuajse të re. Këto janë ndryshimet më madhore në institucionet shqiptare që nga viti 1992. Por pse erdhi kjo? Përgjigja më e ndershme dhe më e sinqertë është vetëm NATO. NATO është një projekt të cilin qytetarë e thjeshtë shqiptarë e perceptojnë më shumë se çdo projekt tjetër të vendit të tyre dhe 95% e mbështesin. E mbështesin sepse më shumë se gjithë të tjerët njohin rrezikun, kanë kaluar vuajtje të mëdha. Për anëtarësimin në NATO mesazhet kanë qenë të qarta, reforma dhe vetëm reforma”, tha Berisha./tvklan.al
Të ftuar: Sali Berisha, kryeministër dhe analistët Skënder Minxhozi, Alfred Peza, Andi Bejtja, Mentor Nazarko.