Berisha për Rambujenë – (14 Mars 1999)


Berisha për Rambujenë – (14 Mars 1999)

11:23 14/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një ditë para raundit të dytë të bisedimeve për Kosovën në Paris, lideri demokrat Berisha u kërkon shqiptarëve të nënshkruajnë marrëveshjen.  

Sali Berisha, kryetari i PD:- “Kjo marrëveshje shënon de fakto fundin e pushtimit serb mbi Kosovën, shndërrimin e Kosovës në Protektoriatin Perendimor, siç është tokë perëndimore. Shënon mundesinë e fillimit të institucioneve demokratike të punës së institucioneve demokratike në Kosovë dhe len të hapur rrugën nëpërmjet shprehjes së vullnetit të popullit të Kosovës, rrugën e procesit të pavarësimit si rruga e paqes dhe e stabilitetit”.  

Berisha ka pranuar rikthimin në Parlament nëse i premtohen zgjedhje të reja. Zgjedhjet i kërkon populli ka deklaruar Berisha, ndaj Partia Demokratike do t’ua plotësojë dëshirën shqiptarëve por pa përdorur dhunën.

Sali Berisha, kryetari i PD:- “Populli shqiptar po kërkon zgjedhje të reja dhe ju e patë, PD-ja është e detyruar të zbatojë verdiktin e popullit, shqiptarët janë për zgjedhje dhe ne duhet ta çojmë vendin drejt zgjedhjeve. Por dhe çështja e parlamentit është një çështje në këtë kontekst e negociueshme. Ne sa herë kemi ardhur në pushtet kemi ardhur pa dhunë. Kjo është e vërteta. Dhe unë të
garantoj që s’do ketë asnjë lloj tendence hakmarrëse. Partia Demokratike nuk është parti e politikës së mllefeve dhe inateve. Është parti e vizionit, është parti e parimeve demokratike. S’kemi asnjë problem ne me atë”./tvkan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme