16:47 16/05/2014Ish –kryeministri Berisha ka përgenjeshtruar akuzat e bëra një ditë më parë nga deputeti Taulant Balla se ai po ndërton një kat shtesë në një vilë.Ish –kreu i qeverisë, në një deklaratë për mediat, sqaron se Edvin Rama, që rëndomë e thërrasin Ediskobar Rama, i kapur me skandalin e narkotrafikut, njëlloj si i mbyturi kërkon të mbahet në fijen e barit dhe me sulme personale, shpifje, trillime ndaj kundërshtarit beson se do t’i shpëtojë uraganit të lëvizjes « Rama ik ».Kështu dje, -vijon më tej deklarata, - pas diskretitimit të tij të plotë, i tmerruar nga protesta, ai nëpërmjet një shpifësi të paguar, nxorri në Parlament një foto të një vile në ndërtim në Gjirin e Lalëzit që e paraqiti si vilën time, të cilës unë, sipas tij, po i shtoj një kat.Teksa e quan këtë një trillim të ulët, zoti Berisha deklaron se nuk ka asnjë vilë, asnjë apartament të tij përveç apartamentit me 125 metër katrorë në Tiranë, në të cilin banon.Ish –kryeministri thote: « Të dhënat që disponoj, faktojnë se vila të cilën Ediskobari ua paraqiti shqiptarëve si vilën time, ështe vila e një biznesmeni që nuk ka asnjë lidhje me mua».I them Edvin Ramës, pronarit të vilës me themele 57 metër të gjata në Dajt, mure 8 metra të larta dhe me truall të blerë, sipas deklaratës së tij, me një çmim 20 herë më lirë se çmimi i tregut dhe pallatin 5 katësh të familjes në Tiranë të ndërtuar pa asnjë faturë bankare, ndërtimore apo tatimore, se shpifjet dhe trillimet dëshmojnë vetëm amoralitetin tënd, por para së gjithash frikën që të ka mbërthyer për zullumet që po të dalin sheshit dhe që s'ka mushkojnë a gjethe fiku që t'i mbulon. Asgjë nuk të shpëton nga lëvizja « Rama ik » - e përfundon deklaratën e tij ish –kryeministri.Tv Klan