Berisha: Populli i thotë JO ‘plaçkës Rama’!
Pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit, ku protestuesit u përplasën me policinë dhe shkatërruan sportelet e sapongritura të pagesës, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
“
Populli i thotë JO ‘plaçkës Rama’!
Protesta të fuqishme kundër ‘plaçkës Rama’ në Rrugën e Kombit, dhunë e turpshme policore ndaj protestuesve, shumë qytetarë të plagosur
”, tha Berisha në një reagim në Facebook.
Pak minuta më herët, kryeministri Edi Rama u zotua se do t’i japë përgjigjen e merituar dhunës ndaj pronës së përbashkët dhe reagimit të dhunshëm ndaj forcave të rendit.
“
Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin
!”, tha Rama.
/tvklan.al