Berisha: Presidenti i ri do të zgjidhet vetëm sipas Kushtetutës (04 Janar 2012)


Berisha: Presidenti i ri do të zgjidhet vetëm sipas Kushtetutës (04 Janar 2012)

15:09 04/01/2012

Në mbledhjen e parë për këtë vit të ri kryetari i qeverisë Sali Berisha garantoi Opozitës se mazhoranca do ti përmbahet marrëveshjes politike, por kërkoi që Opozita të bëje të njëjtën gjë, duke kujtuar  kryesisht miratimin e ligjeve me 3/5 një kusht për Integrimin Europian.

Duke kujtuar se ky vit përkon dhe me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, kryeministri tha se procesi do të zhvillohet vetëm sipas Kushtetutes. Për z.Berisha do të jetë e dështuar çdo përpjekje për ta orientuar procesin jashtë kësaj linje.

Por 2012-ta është një vit sfidash të mëdha dhe për ekonominë, në një kohë kur shumë vende europiane po vuajnë nga kriza.  Kryeministri tha se modeli ekonomik shqiptar do t’ja dalë sikurse deri tani të funksionojë, pasi bazohet tek liria ekonomike.

Shpalljen e amnistisë kryeministri e quajti hap mjaft të rëndësishëm, pasi nga ky proces 15 mijë familje kanë rivlerësuar deri më tani pronat e tyre, çka ka krijuar frymëmarrje në tregun e pasurive të paluajtshme.Duke qene se ky 2012 përkon me 100 Vjetorin e Pavarësisë së vendit, kryetari i qeverisë kërkoi dhe angazhimin e anëtarëve të kabinetit për ta shndërruar në një vit fillimi te ri, një vit siç tha të vizionit për të ardhmen./tvklan.al






Të ngjashme