Berisha: Prokuroria të hetojë zhdukjen e 60 mln $ në dogana
Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka denoncuar vjedhjen e 60 milionë dollarëve në dogana.
Doganieri digjital, thotë së janë vjedhur 60 milionë dollarë të regjistruara në sistemin e doganave, por që nuk ekzistojnë në banka dhe thesar, dhe se ministri Arben Ahmetaj po bën presion të madh për të mbyllur vjedhjen
, shkruan Berisha.
Statusi:
Zbulohet vjedhja prej 60 milionë dollarë në dogana!
Ahmetaj presion te madh për të mbyllur vjedhjen!
Doganieri dixhital denoncon:
Vjedhjen e doganave me 60 milionë dollarë. Këtu nuk behet fjale për kontrabandën e përditshme, por, mosrealizimi i te ardhurave i raportuar për vitin 2016, prej 80 milionë dollarësh, pas krahasimit të të dhënave te doganave me të dhënat e bankave dhe thesarit, rritet ne 140 milionë dollarë.
Pra mungojnë, janë vjedhur 60 milionë dollarë te regjistruara ne sistemin e doganave por qe nuk ekzistojnë ne banka dhe thesar.
Ahmetaj po bën gjithçka te mbylle këtë vjedhje, mbrapa të cilës duket se qëndron ai vet me klanin e tij.
I bëj thirrje prokurorisë të nise me urgjence hetimin për këtë vjedhje të hapur të 60 milionë dollarëve te paguara nga bizneset në doganë por të plaçkitura nga klani i hajdutit Ahmetaj
! sb
“Mirëmbrëma Doktor Berisha. Një skandal tjeter ka përfshire doganat. Ne rezultatet e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për vitin 2016 ka pasur fiktivitet. Mos realizimeve prej 8mld lekesh te evidentuara në të dhënat statistikore u shtohen dhe 6 mld lekë të tjera, të cilat janë raportuar ne sistemin elektronik të të dhënave. Mungesa e tyre është konstatuar nga ballafaqimi i të dhënave të doganës me bankat dhe thesarin. Zhdukja e 60 milion dollarëve që janë regjistruar në sistemin e doganave përben skandalin me të madhe në historinë e doganës shqiptare. Ndërkohë në dogana dhe në ministrinë e financave ministri dhe njerëzit e tij që duket se qëndrojnë prapa skandalit në vend të kërkesës së llogarisë bëjnë presion shumë të madhe për të mbyllur këtë vjedhje të madhe!”/tvklan.al