Berisha protagonist në Derbi
Besart Berisha ishte protagonisti i derbit Melbourne-Vostory me Melbourne City. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare humbi një 11-metërsh në mesin e pjesës së dytë atëherë kur rezultati ishte 0-0.
Rivalët e qytetit përfitojnë dhe shënojnë golin e parë por disa minuta më vonë Berisha korrigjoi gabimin duke mos e shpërdoruar pasimin e dhënë nga Rojas. Ende i dëshpëruar nga humbja e penalltisë, Berisha nuk e festoi golin e barazimit.
Presioni i vazhdueshëm i Berishës në mbrojtjen kundërshtare soli edhe autogolin e Muscat që i dha fitoren ekipit të shqiptarit. Ka qenë pikërisht ky moment që ka acaruar portierin e City, Bouzanis i cili raportohet se ka hedhur ndaj tij fyerje raciste. Këtë sezon Melbourne Voctory kërkon titullin kampion në kampionatin australian./TV KLAN