Berisha : Protesta e furgonëve, më e madhja në historinë e vendit
Berisha : Protesta e furgonëve, më e madhja në historinë e vendit
Shpërndaje
15:44 26/02/2014Greva e furgonëve në të gjithë vendin sipas ish-kryeministrit Berisha është më e madhja në historinë e vendit.Në një postim në fejsbuk, Berisha shkruan se 22 mijë furgona janë në betejë për egzistencën e tyre, për bukën e gojës së fëmijëve dhe familjeve të tyre dhe kundër qeverisë Rama - Meta, që i ka bllokuar për të vendosur monopolet e mafies së rrethit të vet në transportin e pasagjerëve.Sipas Berishës kjo bëhet për të gjobitur me 1500 euro rryshfet çdo liçensë taksish e furgonash që do të jepet pas heqjes antiligjore të liçensave egzistuese.Ai fton qytetaret të mbështesin këtë protestë kundër akteve çnjerëzore dhe antiligjore të piktorit dështak dhe ekipit të tij kleptokratik.