Berisha: Protestat janë përcaktimi i PD-së për të mbrojtur votat e qytetarëve (30 Tetor 2000)
PD i ka bërë sot thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve, por të luftojnë për të drejtat e tyre. Krerët e lartë të kësaj partie u kanë kujtuar pushtetarëve se vetëmbrojtja është një e drejtë e dhënë nga zoti dhe nëse ata nuk tërhiqen, demokratët do të mbrojnë veten dhe të drejtat e tyre me çdo mënyrë. Ky reagim ka ardhur pas ngjarjes së Laçit e cila është komentuar sot nga vetë kreu demokrat Berisha:
“Kanë pushkatuar qytetarin në mes të qytetit për të terrorizuar Laçin. Kanë dëshmuar fytyrën e tyre terroriste. Mund të vrasësh ose mund të dalësh në pritë, por dikur do të përgjigjesh për të gjitha këto.”
Në këto kushte tha Berisha, PD do të vazhdojë protestat e fuqishme.
“E enjtja do të jetë një nga mitingjet më madhështorë që ka patur Tirana dhe ju e patë se çfarë proteste të qytetëruar zhvilluam demokratët. Protestat janë përcaktimi i PD-së për të mbrojtur votën e qytetarëve.”/tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego