Berisha publikon përgjimin e Legisit dhe Brahos: Ilirin e mbajta unë gjallë!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme përgjimin e një bisede mes deputetit nga listat e PS-së, por anëtar të LSI-së, Spartak Braho dhe Ndre Legisit.
“Një bisedë midis dy bashkëvuajtësve; Baba Takut dhe Ndre Legisit në një lokal misterioz. Dëgjojeni vet!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Po Ilirin e mbajta unë gjallë mo, ti e di shumë mirë, e ushqeja me bajame”, dëgjohet tek thotë personi, që Berisha thotë se është Spartak Braho.
Nuk dihet koha dhe as vendi i sakte ku është realizuar biseda dhe si është përgjuar.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/780840805410162/