
Berisha publikon videon: Eskobari i Ballkanit shëtiti me skaf në Sarandë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku sipas tij duket Klement Balilin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Në videon e postuar në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se i cilësuar i si “Eskobari i Ballkanit” ka mbrojtjen e kryeministrit Edi Rama. Berisha thotë se Balili ka shëtitur me motor uji në Sarandë.
Ndër të tjera Berisha thotë se tre netë më parë Balili darkoi ne Dhërmi me kryeministrin Rama.
/tvklan.al