Berisha publikon videon: Si po transportohen 15 ton drogë drejt kryeqytetit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku qytetari dixhital informon se sasia e drogës 15 ton e sekuestruar një ditë më parë në Llakatud të Vlorës po transportohet për në Tiranë.
Ditën e premte Policia e Shtetit zhvilloi një operacion masiv antidrogë në fshatin Llakatund, Vlorës, ku morën pjesë rreth 150 forca policie. Nga ky super –operacion u sekuestruan 15 ton e 162 kg kanabis.
Statusi i Sali Berishës:
Qytetari dixhital informon:
“Përshëndetje doktor. Droga nga Llakatundi po transportohet për ne Tirane me dy kamionë te mëdhenj transporti shoqëruar me tre makina me civilesh dhe dy makina policie me fenelina”.
Shikoni videon e tij! sb