Berisha: Qazim Sejdini aksidentoi të riun; reagon policia
Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka akuzuar të dielën kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini, se ka aksidentuar një të ri dhe se policia po përpiqet të mbyllë me para aksidentin.
“
Policia fsheh krimin! Don Lala aksidenton me makinën e tij të riun A. Allushi. Bëhen përpjekje për të mbyllur me para aksidentin”, shkroi Berisha në një status në rrjetet sociale.
“Doktor ju përshëndes!
Më lajmërojnë se para një ore makina e Qazimit me atë brenda, pasi ka daleë nga një lokal ku ka drekuar ka përplasur në rrugën e Labinotit Fushe një motor me drejtues A. Allushi. Personi është dërguar urgjent ne spital. Ngjarja mbahet e fshehtë dhe familjareve u është ofruar shumë parash dhe bërë presion të mos flasin.
Gjithsesi duhet verifikuar
”, thuhet në denoncimin e publikuar nga Berisha.
Lidhur me këtë aksident ka reaguar edhe Policia e Elbasanit. Sipas saj një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, pranë fshatit Labinot Fushë rreth orës 14:30. Një mjet tip “Benz” “
me targa AA 359 NK drejtuar nga 51-vjeçari Xh.F në Elbasan, në pronësi të një kompanie dhe marrë me qira në përdorim nga Bashkia Elbasan ka aksidentuar motorçiklistin A.A., 32 vjeç banues në Labinot Fushë”
, tha policia në një njoftim.
Drejtuesi i mjetit, thuhet në njoftim, së bashku me 2 të afërm të të dëmtuarit kanë çuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan drejtuesin e motorçikletës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më pas drejtuesi i mjetit raportohet se është paraqitur në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Policia po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale nën drejtimin e Prokurorit.
/tvklan.al