Berisha: Rama “dënoi” Tahirin me qëndrim në shtëpi
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendimin e gjykatës, që la në “arrest shtëpie” ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se kjo është marrëveshje e Ramës me Tahirin.
“Kryegjykatesi Rama noterizon marrëveshjen me Tahirin! Në përputhje me marrëveshjen e kryekumbar Ramës me Saimir Trafikun, sot kryegjykatës Rama e “dënoi” Sajën me qëndrim në shtëpinë e tij po jo të miqve”,
shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha.
Gjykata e Krimeve të Rënda sot vendosi arrest shtëpie për Saimir Tahirin. Kjo gjykatë pranoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë, e cila donte arrest me burg.
/tvklan.al