Berisha: Rama është njësoj si Assadi


Berisha: Rama është njësoj si Assadi

12:25 26/01/2017 https://youtu.be/qmXYgKvSKew

Seanca e sotme plenare nisi sërish me një debat të madh, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, atë për votimin dhe numërimin elektronik.

Fillimisht fjalën e ka marrë deputeti i PD-së Eduard Halimi, i cili ka kërkuar atë që PD e cilëson si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta: votimin dhe numërimin elektronik. Përgjigje Halimit i ka dhënë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.

Më pas fjalën e ka marrë ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar Ramën si “Assadin e Sirisë”.

Sali Berisha

: Ti Gramoz paraqite këtu qëndrimin e Edi Ramës ndaj zgjedhjeve. Në interesin e shqiptarëve unë iu bëj thirrje të pranoni kërkesën e të gjitha forcave politike opozitare, është rruga e vetme ligjore që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje si një vend demokratik. Të votojnë siç votojnë qytetarët anglezë, por edhe ata somalezë. Me qëndrimin kundër qw mbani, ju bindni opozitën se në këtë vend zgjedhje nuk mund të ketë. Juve ju drejton armiku më i egër pas kohës së diktaturës, i votës së shqiptarëve. Është njëlloj si Assadi i Sirisë.

Berisha madje akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet të lirojë Aldo Baren, ashtu siç bëri sipas tij me Lulzim Berishën.

Gramoz Ruçi:

Na fole për rrugën e vetme, e na solle shembull Somalinë e Ganën. Shqiptarët duan të venë në Holandë, aty ky është arsimuar dhe kryetari yt. Që këtë votim e ka hequr. Edhe Franca, shqiptarët duan të jenë si Gjermania. Kemi një arbitër, jemi një vend që nuk shkëlqejmë prej vitesh. Kemi pranuar një arbitër, OSBE/ IDHIR. Nëse këta e rekomandojmë, ne jemi plotësisht dakord. Ti Sali nuk na lejove hapjen e kutive. Ishe gati të sakrifikojë 180 burra bashkë me këtë kryetarin tonë që i kanë vjedhur votën. Po ashtu edhe atë rastin me 10 vota, që ti Sali e përmbyse.

/tvklan.al






Të ngjashme