
Berisha: Rama, humbësi i Reformës në Drejtësi
Seanca e fundit plenare nuk e gjeti në krye të drejtimit të parlamentit Ilir Meta për shkak të një angazhimi në Shtetet e Bashkuara. Por ish – Kryeministri Sali Berisha e renditi në anën e fituesve të Reformës në Drejtësi, bashkë me Partinë Demokratike.
Ndërsa Kryeministrit Edi Rama, që ndodhej në sallë, Berisha i tha se ishte në anën e humbësve.
Në kundërpërgjigje, Kryeministri Rama, duke folur nga vendi, e ftoi të presë efektet e Reformës në Drejtësi.
Mes tyre pati disa herë replika.
Tv Klan