Berisha: Rama i ka falur Greqisë zonat me gaz e naftë
Ish-kryeministri Sali Berisha e thotë me bindje se pavarësisht deklaratave publike, Tirana dhe Athina e kanë arritur marrëveshjen për kufirin detar.
I ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC News, ish-kryeministri bën edhe dallimin mes marrëveshjes së firmosur në vitin 2009 dhe kësaj që sipas tij ka marrë dakordësinë e ministrave Bushati dhe Kotzias.
Për Berishën, deklarata e ministrit Kotzias për zgjerimin e kufirit grek në 12 milje është e mbështetur dhe se fqinjët kanë përfituar hapësirat më të pasura detare.
Ish-kreu i qeverisë përsërit se rrëzimi i marrëveshjes së kufirit të vitit 2009 nga Gjykata Kushtetuese u bë për shkaqe korruptive.
Në fund, ish-kryeministri shpreh vendosmëri për të mos lejuar miratimin e një marrëveshjeje Kotzias-Bushati që cenon interesat kombëtare.
Edhe në një koment të publikuar më herët Berisha tha se me marrëveshjen qe po mbahet e fshehtë, Greqisë i janë falur 1 mijë kilometër katrorë sipërfaqe detare.
Tv Klan