Berisha: Rama mashtron për “Radikën”


Berisha: Rama mashtron për “Radikën”

20:49 21/01/2014 Sali-Berisha-ne-Ipad-300x199Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për çështjen e lumit Radika. Berisha shpehet se Rama po mashtron dhe se mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe maqedonase është diskutuar dhe është rënë dakord në parim për ndërtimin e një HEC-i në fushën e Lukovës.

Ish-kryeminitri thotë se prononcimi i Ramës, se nuk ka projekt për devijimin e Radikës dhe se ai “nuk di asgjë” është një tjetër dëshmi e kodit të heshtjes dhe trillimi i tij i radhës.

Zoti Berisha i bën thirrje Bankës Botërore, tek e cila qeveria maqedonase ka dorëzuar projektin, që të mos e mbështesë atë, pasi dëmton Parkun Kombëtarë të Mavrovës dhe bie në kundërshtim me disa konventa ndërkombëtare për mjedisin dhe ujërat.





Të ngjashme