Berisha: Rama shpërbleu vajzën e gruas me 600 mijë euro


Berisha: Rama shpërbleu vajzën e gruas me 600 mijë euro

17:23 18/08/2016

Ish –Kryeministri, Sali Berisha, ka akuzuar Kryeministrin Rama, si autor të një skandali të ri.

Ai thotë se Rama ka shpërblyer vajzën e gruas së tij, me 600 mijë euro për të këshilluar vetë Ramën.

“Kompania “51N4E”, ku është e punësuar vajza e zonjës Rama, zonjusha Xhillari, ka fituar një tender të qeverisë shqiptare prej 600 mijë eurosh, për të dhënë këshilla Fondit Shqiptar të Zhvillimit Rajonal, me kryetar vetë njerkun, Edvin Kristaq Rama, të zonjushës Xhillari”,

shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Ai thotë se në këtë mënyrë, njerku bujar shpërblen vajzën e bashkëshortes së tij, me 600 mijë euro, një konflikt flagrant interesi familjar për çdo gjë tjetër, por jo për të ndarë sëbashku brenda familjes paratë e grabitura të takspaguesve të mjerë shqiptarë.

“Ky është një skandal i turpshëm familjar, për të cilin i bëj thirrje prokurorisë së shtetit, të nisë menjëherë hetimet”,

shkruan ish-Kryeministri.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme