
Berisha: Qeveria Rama duhet rrëzuar, opozita të përdorë forma të mosbindjes civile
Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se qeveria Rama duhet rrëzuar dhe se opozita duhet të kombinojë të gjitha format, deri në diversitetin e formave të mosbindjes civile, për të larguar qeverinë.
“Opozita ka për detyrë të përpunojë dhe besoj se është duke përpunuar. Një qeveri në 100 ditët e para nuk ke çfarë t’i thuash. 100 ditët e para. Por tani, ka mesazhin e vet të fuqishëm. Kjo qeveri duhet rrëzuar, s’ka…, duhet rrëzuar. Kjo opozitë duhet të kombinojë të gjithë format deri në diversitetin e formave të mosbindjes civile që Edi Rama të largohet. Ato janë të shumta, janë 52 forma të mosbindjes civile. Askujt nuk i hiqet e drejta të përdorë metoda që i duken më të efektshme”
, tha Berisha.
Berisha: Saimir Tahiri, kusht për hapjen e negociatave
Ish-Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme në “ABC News” se vënia e Saimir Tahirit para drejtësisë është vënë kusht për hapjen e negociatave, për anëtarësim me BE-në.
“A do ta nxjerrim Shqipërinë nga ky spiral i tmerrshëm? Duhet largimi i qeverisë së Edi Ramës. Kur qeveria tejkalon çdo vijë të kuqe, kur Kryeministri nuk ngurron të marrë përsipër se është ai arkitekti i narkoshtetit dhe nuk është Saimir Tahiri. Kur e mbron do të thotë se je vetë i implikuar. Nëse ti mbron një ministër për të cilin gjermanët thonë se është direkt i implikuar, për të cilin ambasadori amerikan në Vjenë thotë se është i implikuar. Për të cilin, po jua them këtu se s’ka asnjë sekret, na e kanë thënë disa, që ne e kemi kusht kryesor për hapjen e negociatave”.
Vangjeli:
Individi është kusht për hapjen e negociatave?
Berisha:
Po, për Saimir Tahirin po. Janë jo një, por disa që e thonë.
/tvklan.al