Berisha: Spitali Ushtarak, kurrë më keq!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto nga gjendja e rënduar e Spitalit Ushtarak, duke nënvizuar se ky institucion i shëndetësisë nuk ka qenë kurrë ndonjëherë në këtë gjendje.
“Shëndetësia në dheun e Noriegës!
Pamje nga Spitali Ushtarak, si kurrë ndonjëherë në ekzistencën e tij!
”, shkroi Berisha në një postim në rrjetet sociale. Më tej ish-kryeministri publikoi fotot që i kishin mbërritur nga një qytetar me shkrimin:“Mirëmëngjesi z. Berisha, isha në Spitalin Ushtarak për të vizituar djalin dhe ishte katastrofë.
”/tvklan.al