Berisha-Tahiri, “luftë” me foto se kujt i përket kanabisi


Berisha-Tahiri, “luftë” me foto se kujt i përket kanabisi

10:41 30/05/2016

Mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka nisur një “luftë” për publikimin e fotove që tregojnë toka të mbjella me kanabis. Një ditë më parë Berisha ka postuar një foto ku sipër shkruante: “

Njëra nga arat e Saje qorrit në lumin e Vlorës!

”.

berisha 1

Por në orët e para të ditës së hënë erdhi reagimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, po në rrjetin social Facebook.  Sipas Tahirit fotoja e publikuar nga Berisha është gryka e Sopotit plot kanabis, në kohën e qeverisjes së tij.

Ja gënjeshtrat e SHQUP-it. Këta shpifin pa hesap. Por është mjaftueshëm për të kuptuar përpjekjen e tyre për te na penguar me çdolloj akuze e shpifje. Është mjaftueshëm për të kuptuar ku ndahet e shkuara nga e tashmja. Për të kuptuar ç’kemi lëne pas e ç’kemi arritur. Mjaftueshëm për të kuptuar ku nuk duhet të kthehemi e sa duhet të punojmë për te ardhmen e gjeneratës tjetër

”, shkruan ministri Tahiri.

tahiri

 

Por ish-kryeministri Berisha nuk është mjaftuar me foton e djeshme. Ai ka publikuar sërish dy foto, ku sërish akuzon se janë tokat e mbjella me kanabis të ministrit Tahiri.

berisha 2

Edhe pas këtij postimi ka reaguar sërish ministri Tahiri.  “

Sipas Saliut, në foto arat e mia të drogës në Lushnjë, Fier. Sipas të vërtetës, foto në Zvicer dhe Colorado. Ja provat... Rrenat që duhet të lëmë pas, duke punuar për të ardhmen!

”, shkruan Tahiri duke e shoqëruar me linqet përkatëse që kanë publikuar lajmin.

/tvklan.al

tahiri 2





Të ngjashme