Berisha takim me krerët e departamenteve të rretheve (20 Korrik 2000)
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur sot krerët e departamenteve në rrethe për të dhënë udhëzimet e veprimeve politike gjatë fushatës për zgjedhjet elektorale. Fushata jonë tha ai është fushata e besimit ndaj ju ftoj të hartojmë programet zhvillimore, të bëjmë regjistrim perfet e të tjerë. Sipas Berishës të gjithë duhet të angazhohen për të sjellë ndryshimin e madh pasi këto zgjedhje ua kalojnë atyre të përgjithshme.
Si gjithmonë kryetari i Partisë Demokratike nuk ka harruar jo vetëm të hedhë sytë, por dhe të analizojë se çfarë bëhet në fushën e kundërshtarit. Socialistët tha ai po operojnë me panikun dhe denoncimin ndaj njëri-tjetrit.
“Ata kanë një fushatë se cilit klan t’i faturohet disfata. Çeshtja është që Nano duhet të ia faturojë Metës dhe qeverisë disfatën për zgjedhje dhe t’u thotë militantëve të tij ja, unë vajta në Durrës, denoncova mamuthin e korrupsionit, por qeveria nuk pyet.”/tvklan.al