Berisha takime me krerët e disa partive për koalicionin e djathtë – (5 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një sërë bisedimesh me krerët e disa partive, për t’i thithur ato në koalicionin e djathtë. Ashtu siç u bashkua Partia Republikane, Berisha ka ftuar gjithashtu edhe Partinë Aleanca Demokratike.
Gazetarja:- Në selinë tuaj është parë zoti Ceka dhe zoti Zogaj, a do të keni bashkëpunim dhe me Aleancën Demokratike?
Sali Berisha, Kryetari i PD:- “Të jem i sinqertë, nuk mund të konfirmojë lajmin që ju dhatë, por ftesa që unë iu kam bërë, Aleancës Demokratike, si ish-drejtues, aktivistë të PD është një ftesë shumë e sinqertë dhe unë përshëndes, çdo hap të tyre, drejt këtij koalicioni të gjerë, pasi ata me socialistët i ndajnë ideale të tëra dhe me qendrën e djathtë i bashkojnë vlerat programore. Unë nuk ndërhyjë në problemet e brendshme të asnjë partie, por unë shoh se ka progres të sigurt në afirmimin e aleancës më të gjerë, që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego