Berisha takon kreun e BDI, Ali Ahmeti
Ish – Kryeministri Sali Berisha priti në një takim Kryetarin e BDI-së në Maqedoni Ali Ahmeti.
Berisha përgëzoi Ahmetin për rezultatin në zgjedhje, por shprehu keqardhjen për humbjen e 9 vendeve në parlament nga zgjedhësit me origjinë shqiptare.
Në takim u diskutua mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe bashkrendimit të përpjekjeve të forcave politike shqiptare në Maqedoni për një horizont të ri ne zbatimin e plotë marrëveshjes së Ohrit dhe zhdukjes së çdo formë diskriminimi të shqiptarëve.
Berisha dhe Ahmeti theksuan domosdoshmërinë e investigimit, dokumentimit të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera në të shkuarën ndaj shqiptarëve, pasi heshtja ndaj tyre nuk premton të ardhme të qartë.
Tv Klan