Berisha thirrje autoriteteve të Kosovës: Shkatërroni murin, dilini për zot territorit të larë me gjak


Berisha thirrje autoriteteve të Kosovës: Shkatërroni murin, dilini për zot territorit të larë me gjak

15:16 26/01/2017 https://youtu.be/m-rNlp7Hw1o

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur nga foltorja e Kuvendit lidhur me ngjarjet më të fundit të Kosovës. Në vëmendje të Berishës ishte, muri i ngritur në Mitrovicë, arrestimi i Ramush Haradinajt dhe treni i nisur nga Beogradi për në Prishtinë. Berisha, i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të shkatërrojnë murin, dhe t’i dalin për zot territorit të larë me gjak.

“Duhet të them se çështja është absolutisht themelore dhe theksoj këtu si dëshmitar aktivi i ndjekjes së zhvillimeve. Konstatoj një dështim madhor në procesin e dialogut dhe marrëveshjeve Prishtinë-Beograd, të cilat i kam konsideruar jetike për paqen dhe stabilitetit, jam ndër të paktët që jam shprehur ose ato marrëveshje ose luftë. Alternativë tjetër ata që mendojnë se ka, gabohen rëndë.

Pra, ato janë marrëveshje që në parim duhet të konsolidojnë procesin e paqes bashkëpunimit dhe të arkivojnë në një mënyrë armiqësitë e shkuara. 5 vite më parë një zyrtar i lartë i një vendi më kryesor në botë më vjen në zyrë dhe më thotë që në ne nuk jemi dakord për këto deklarata të tuat të ashpra ndaj serbëve.

Në të vërtetë nuk është se nuk ishin, sidomos me qëndrimin e këtij që është ministër i jashtëm tani, që ju thotë në Preshëvë “Mirë ja u bëtë pse nuk ikët në Kosovë”. Unë i thashë se janë këto arsye që unë mbaj këtë qëndrim. Ai më thotë që procesi po ecën dhe serbët janë seriozë. Nëse kjo është kështu dhe nuk paskemi informacion dhe i bazoja në një analizë ato informacione që kisha.

Çfarë del pas kaq vitesh. Serbia shfrytëzoi dialogun, shfrytëzoi përkëdhelitë për të vazhduar me projektin e Serbisë së Madhe. Atyre që u duket çudi kjo, ata nuk kanë abc-në e këtij rajoni sepse nga një anë është Dodik që bën referendumin për shkëputjen e Bosnjës, nga ana tjetër bëhen të gjithë projektet për veriun e Mitrovicës, pastaj për të stërshënjtën e të stërshenjtës patrikanë. Pra, Beogradi këtë periudhë paqeje dhe përpjekje serioze të shqiptarëve, thellësisht i interesuar për paqen, dhe Bashkimi Europian i interesuar për paqen,  të Aleancës Atlantike të Veriut dhe të shfrytëzojë pabesisht për të projektuar dhe hedhur në treg, projektin e Serbisë së Madhe.

Padiskutim që ndërmjetësi, Bashkimi Europian ka detyrimin kryesor për imponimin e zbatimit të marrëveshjes, por nga ana tjetër ky është një soft poker, i cili nuk është se nuk do, por mundësitë nuk ka të pakufizuara. Që në fillim kam insistuar që partnerë krah, BE , të jenë dhe SHBA.

Pse serbët e gjetën tani për të lëshuar këtë nismë pa doreza, u trimnuan nga fakti se Rusia doli me një peshë më të madhe nga çfarë i takon për shkak të veprimeve në Siri dhe në arenën ndërkombëtarë. Këtu është faktori shqiptar.

 Faktori shqiptar ka dëshmuar katërciprsiht përcaktimin për paqen dhe mirë ka bërë, por nga ana tjetër faktori shqiptar duhet të analizonte dhe analizojë çdo lëvizje të Serbisë, çdo aspekt për qëndrimin e Beogradit ndaj të gjitha marrëveshjeve.

Nuk jam kundra vizitës së Ramës, në Beograd, por mënyra si shkoi ishte  teatrale, folklorizmi dhe të gjitha këto unë kuptova se këtu po shkelmohen interesat e Kosovës në këtë gjë. Aleksandër Vuçiç është kryeministri që Edi Rama ka takuar më shumë, përveç Papandreut. Çfarë ndodh pas këtyre takimeve, niset treni.

Hapi i parë na ndërtuan murin, por muri në tokën e Kosovës është një Beograd dhe i bëj thirrje autoriteteve të Kosovës ta shkatërrojnë një minutë e më parë, t’i dalin për zot territorit të tyre të larë me gjak. Kush e ndërtoi lokalët? Jo e ndërtoi Beogradi, muri është projekt i Serbisë së Madhe, më vonë nxorën kokën me Ramush Haradinaj, në kundërshtim të hapur flagrant.

Gjykata e Hagës me 300 milionë buxhet është ngritur vetëm për Kosovën dhe krimet e luftës. Ky parlament ka votuar një marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe Komunitetin Ndërkombëtar dhe janë bërë hetimi dhe në territorin e Shqipërisë. Tani pasi e ngremë këtë të arrestojmë njeriun që ka shkuar burrërisht dy herë në Hagë. Fund e krye politike dhe një provokim i rëndë për çdo shqiptar. Dhe e fundit , marshi mbi Kosovën, çfarë ishte ai, ishte testi absolutisht. Me 21 gjuhë parulla “Kosova është Serbi”. Ja u dha dhe në Bruksel, Nikoliçi kemi shkruar kushtetutën tonë.

Faktori Kombëtar e ndali dhe autoritetet e Kosovës dhe unë dua t’i falënderoj. Nuk kishte qëndrim më të turpshme sesa kreu i ekzekutivit shqiptar, ku në një moment kur mund të shpërthente një konflikt dhe gjakderdhje u fut nën jorgan

dhe reagoi 24 orë mbrapa, jo duke i thënë Aleksasandrit atë që meritonte, për faktin e tij, por dëgjo t’i Enver, se serbët, se Millosheviçi. Prandaj një diplomati i huaj më thoshte mua se ka mundësi të kishte një marrëveshje mes tyre. Nuk e di a ka, por fakti që reagon në këtë mënyrë.  Ku guxon more t’i të sulmosh, guxo sulmo po deshe por si komb do reagojmë mirë.

Ne u përpoqëm dhe reaguam edhe në vitet ’97-98, por tani s’ka  forcë në botë që i ndalon shqiptarët. Por nëse  ti do të hedhësh në erë një proces paqen e rajonit, përgjegjësia është e jotja. Ne edhe njëherë  do reagojmë ndaj çdo agresioni ndaj shqiptarëve si komb i vetëm, këtu nuk mund të na ndalë kush në botë. Ne respektojmë kufijtë procesin e paqes, por nëse vini me agresion do i’u përgjigjem më të gjitha mundësitë tona.

Zoti, Blushi tha që nëse ndodh kjo të bashkohet Kosova me Shqipërinë, jo absolutisht të bashkohen të gjitha territoret shqiptare kudo që janë në vazhdimësi. Doni të hymë në këtë proces. Ne pranojmë një ligj ndërkombëtar, pranojmë paqen, por në rast se ne futemi në spirale të tilla, shqiptarët duhet të bëjnë gjithçka për të bashkuar çdo territor.

/tvklan.al






Të ngjashme