Berisha tregon kush i shkoi për vizitë në shtëpi Saimir Tahirit
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ndodhet në arrest shtëpie, është takuar sot me Gaz Demin, presidentin e skuadrës së “Partizanit”.
Kështu shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim në rrjetet sociale thotë se takimi mes Tahirit dhe Gaz Demit ka zgjatur 2 orë e 40 minuta. Takimi është zhvilluar me urdhër të Kryeministrit Edi Rama, thotë Berisha.
Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Takim Saimir Tahiri -Gaz Demi!
Sapo përfundoi takimi prej 2 orë e 40 minuta midis të dërguarit të Ramës, Gaz Demi me Saimir Trafikun në shtëpinë e këtij të fundit.
Të dashur miq, sot Gaz Demi, me urdhër të Ramës vizitoi Tahirin dhe bisedoi me të për rreth 2 orë e 45 minuta.
Tema e bisedimeve ishte:
Nazeraj dhe deklaratat e tij në Itali.
Fati i Fatzi Xhafës dhe banda e Agronit.
Qëndrimet e Tahirit ndaj zhvillimeve më të fundit.
Një letër që Olsi Rama i dërgonte Saimir Trafikut
Beteja midis familjeve mafioze të kryeqytetit vazhdon. /
tvklan.al