Berisha: Treni serb, provokim i ulët i Beogradit
Për ngjarjet në veri të Kosovës reagoi në Tiranë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.
Në një koment të tijin, ai shkruan se treni i veshur me slogane të Serbisë së Madhe ishte një provokim i ulët dhe i rrezikshëm i Beogradit, por që u kthye nga erdhi.
Berisha thotë se e dënon ashpër këtë akt serbomadh, primitiv, të rrezikshëm dhe destabilizues të autoriteteve të Beogradit zyrtar, ndërsa përshëndet reagimin e dinjitoz të autoriteteve të Kosovës.
Tv Klan