Berisha ultimatum Kuvendit: Hiq menjëherë mandatin e Saimir Tahirit
Pas publikimit të vendimit të Kuvendit, ku thuhet se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk duhet të dalë jashtë vendit, pasi është në hetim, ka reaguar dhe deputeti PD, Sali Berisha.
Ish- kryeministri, Berisha nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje Parlamentit që t’i heqë menjëherë mandatin Saimir Tahirit.
“
I bëj thirrje parlamentit të mblidhet me urgjencë për heqjen e menjëhershme të mandatit të deputetit Saimir Trafiku, ose të vendosë vetëshkrijen e tij!”,
shkruan Berisha.
Statusi i plotë i Sali Berishës:
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të vendimit të Kuvendit, sipas të cilit ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri nuk duhet të dilte jashtë shtetit, ndërkohë që është nën hetim për trafik droge.
Heqja e mandatit te Tahirit është emergjencë Kushtetuese!
Të dashur miq, Saimir Trafiku ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili ndër të tjera nuk e lejonte atë të largohej nga Shqipëria. Me këtë akt të rend antikushtetues ai ka humbur të drejtën e mbajtjes së mandatit te anëtarit të parlamentit. Këtë vendim të votuar nga Kuvendi, nuk mund ta anuloj asnjë institucion tjetër përveç Kuvendit. Shkelja e vendimeve te Kuvendit përben shkelje madhore kushtetuese, por për Noriegen dhe Saimir Trafikun jo, pasi Kushtetuta, vendimet e parlamentit janë letër pa vlerë.
I bëj thirrje parlamentit të mblidhet me urgjencë për heqjen e menjëhershme të mandatit të deputetit Saimir Trafiku, ose të vendosë vetëshkrijen e tij! sb
/tvklan.al