Berisha uron ish bashkëpunëtorët e tij: T’a gëzoni partinë e re pa kryetar (1 Shkurt 2001)


Berisha uron ish bashkëpunëtorët e tij: T’a gëzoni partinë e re pa kryetar (1 Shkurt 2001)

11:50 01/02/2001

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar ish bashkëpunëtorët e tij t’a gëzojnë partinë e re. Ai shtoi se nëse nuk u ecën mirë, le të kthehen prapë në Partinë Demokratike. Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë tha Berisha të krijohet ndonjë parti pa emër dhe pa kryetar, ata u kthyen të gjithë në sekretar. Gjithsesi ka përsëritur ai, ne jemi të hapur që të kthehen në Partinë Demokratike.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Berisha është ndalur gjërësisht në ftesën e hedhur nga Partia Demokratike për mbledhjen e tryezës. Ftesa jonë tha ai, ishte shansi për koalicionin qeveritar për të siguruar një proces sa më të besueshëm. Sipas Berishës, ftesës së opozitës, koalicioni qeveritar ose i përgjjigjet negativisht ose qëndron indiferent. Në vend të dialogut vazhdoi Berisha, ata vazhdojnë dhunimin e kodit elektoral. Ai i ka bërë thirrje mazhorancës të trajtojë me gjakftohtësi dhe përgjegjësi ftesën e opozitës./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme