Berisha uron Krishtlindjet nga Selia e Shenjtë Ortodokse (25 Dhjetor 1998)
Festa e krishtlindjeve bashkon politikën shqiptare. Pas takimit të shumë përfolur Majko-Berisha, Berisha është takuar sot në Selinë e Shenjtë Ortodokse me nënkryetarin e Parlamentit Namik Dokle, me ministrin e Mbrojtjes Luan Hajdaraga dhe me mikun e tij të vjetër tashmë kryetar i Aleancës Demokratike Neritan Ceka.
Urimet në këtë ditë janë shkëmbyer mes politikanëve në tempullin fetar për paqe dhe dashuri. Ndërsa nga vetë prifti Janullatus kanë dalë urime nga thellësia e shpirtit që paqja të mbizotërojë në këtë vend. Të krishterë dhe muslimanë që më shumë besojnë tek zoti sesa tek politikanët, por këtë herë do t’i besojnë vërtet politikanëve pasi premtimet e tyre sot janë thënë në shtëpinë e Krishtit./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti