Berlini rrit presionin për drejtësinë, shefi i diplomacisë gjermane në Tiranë
Të martën, shefi i diplomacisë gjermane Frank Walter Steinmeier do të vizitojë Tiranën. Qëëlimi kryesor i kësaj vizite është bindja e palëve politike në Shqipëri, për të miratuar reformën në drejtësi.
Mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur dakordësinë për kalimin e saj në Parlament. Të hënën kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha megjithëse diskutuan për rreth tre orë me dyer të mbyllura nuk dolën me një marrëveshje.
Formula e emërimeve në organet e drejtësisë është çështja që i ndan palët politike për reformën ne drejtësi. Opozita kërkon aplikimin e formulës për vendet e rezervuara, ndërsa mazhoranca votim të kandidaturave me 2/3 në Parlament.
/tvklan.al