Berlusconi përgënjeshtron akuzat
Pas akuzave në media se shitja e Milan kishte sjellë pastrim parash vjen edhe reagimi i Silvio Berlusconit. Ish-pronari i Milan përgënjeshtroi këtë fakt gjatë një interviste të dielën në Canale 5.
“Gjithmonë kur ka fushata elektorale dhe përmendet një fitore e imja, shpikin çdo gjë. Kësaj here ishte vetë prokuroria e Milanos që e përgënjeshtroi që ne kishim shitur klubin e Milan për të sjellë kapitale në Itali. Do të isha i marrë të isha i marrë të kryeja diçka të tillë që mori shumë publicitet mediatik”, tha Silvio Berlusconi, ish-pronar i Milan.
Ditët e fundit ishte e përditshmja “La Stampa” që ngriti këto dyshime, duke shkruar se shitja e Milan në prill e vitit të kaluar nga një grup investitorësh kinezë është nën hetim. Për këtë blerje u shpenzuan 740 milionë euro. Menjëherë lindën akuza për burimin e parave nga gazeta amerikane “The New York Times”.
Tv Klan