Bernard Berisha kalon te Terek Gronzi
Bernard Berisha i bashkohet shqiptarëve të tjerë te Terek Grozni. Mesfushori është transferuar nga Anzhi duke firmosur një kontratë prej 3 vitesh e gjysmë duke u bashkuar me Bekim Balajn dhe Odise Roshin, të dy pika të forta të kësaj skuadre.
Berisha do të nisë stërvitjen me Terek Grozni muajin e ardhshëm njofton klubi çeçen. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës luan në kampionatin rus në fillim të 2016. Gjatë kësaj kohe ai zhvilloi 32 ndeshje dhe shënoi 5 gola me Anzhi.
Kalimi te Terek Grozni i jep mundësinë Bernard Berishës të luajë me një ekip që pretendon të marrë pjesë në kupat e Europës. 25-vjeçari është aktivizuar edhe me Besën e Pejës, Besën e Kavajës dhe Skënderbeun./ TV KLAN