Bernie Sanders humbet me 0.1% zgjedhjet paraprake në Iowa


Bernie Sanders humbet me 0.1% zgjedhjet paraprake në Iowa

18:25 07/02/2020

Fiton Pete Buttigie, përfaqësues i komunitetit LGBT

Pete Buttigieg është surpriza e këtyre zgjedhjeve paraprake të demokratëve për kandidaturën e tyre presidenciale. Pasi e morën veten nga kaosi i krijuar për shkak të një problemi me aplikacionin e ri të vënë në përdorim për numërimin e votave të zgjedhjeve të 3 Shkurtit në Iowa, Buttigieg është renditur zyrtarisht i pari në përfundim të numërimit të votave, këtë të premte.

Megjithatë, kandidati i frymës liberale brenda demokratëve ka një epërsi fare të lehtë me 0.1%, ndaj socialdemokratit Bernie Sanders.

Ish-zv/Presidenti Joe Biden nisi me një rezultat shumë të dobët këto zgjedhje duke u renditur i katërti me 15.8%, edhe pse konsiderohej si rivali më i mundshëm i Trump për zgjedhjet e 3 Nëntorit.

Sondazhet parashikojnë që Bernie Sanders, pretendenti kryesor tashmë për kandidaturën presidenciale të demokratëve të sigurojë 32% të votave në sfidën e radhës të 11 Shkurtit në New Hampshire. Buttigieg e ndjek me 23%. Mbështetës i të drejtave të komunitetit LGBT, Buttigieg është një kandidat potencial pasi përkrahet kryesisht nga të rinjtë dhe synon të jetë Presidenti i parë homoseksual i Shteteve të Bashkuara.

Tv Klan






Të ngjashme