Bernie Sanders pezullon fushatën presidenciale, shkak koronavirusi


Bernie Sanders pezullon fushatën presidenciale, shkak koronavirusi

23:50 08/04/2020

Bernie Sanders ndërpret fushatën elektorale për kandidaturën e demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lëvizja e tij konsolidon pozitat në krye të garës brenda demokratëve për Joe Biden, i cili tashmë ka të gjitha gjasat që të përballet me Presidentin aktual Donald Trump në zgjedhjet e 3 Nëntorit.

Përmes një komunikimi online me mbështetësit, Sanders tha se tashmë ai ka 300 delegatë më pak se ish-zv/Presidenti Joe Biden, i cili kryeson në garën e zgjedhjeve paraprake. 78-vjeçari i cili synonte t’i jepte partisë orientim drejt të majtës, pati një epërsi të ndjeshme në garat e para brenda partisë në Dhjetor, por shanset e tij u zbehën me shpejtësi, pasi humbi në Karolinën e Jugut në Shkurt, ndërsa demokratët e moderuar mbështetën fushatën e z.Biden.

Ai kishte premtuar sistem shëndetësor të përballueshëm për të gjithë, shkollë të lartë publike falas, rritje taksash për të pasurit dhe shtim të pagës minimale. Teksa fitoi zemrat e të rinjve, ai dështoi të merrte mbështetjen e komunitetit afro-amerikan. Aktualisht, kandidatët po e zhvillojnë online fushatën elektorale, pas masave kundër koronavirusit që ndalojnë grumbullimet.

Tv Klan






Të ngjashme