BERZH jep 218 milionë euro kredi për KESH
Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë nënshkruar marrëveshjen për kredinë prej 218 milionë euro, që BERZH jep për KESH.
Të pranishëm në këtë ceremoni, Minisitri i Financave, Arben Ahmetaj dhe Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri thanë se huaja do të përdoret për instrukturimin e borxheve, që KESH ka ndaj bankave të nivelit të dytë dhe rrit modernizimin e kompanisë më të madhe të gjenerimit të energjisë në vend.
Përfaqësues të BERZH thanë se kredia e dhënë do të mundësojë për KESH, arritjen e një situate të qëndrueshme financiare. Borxhin që KESH ka ndaj bankave do ta konvertojë nga borxhi afatshkurtër në borxh afatgjatë me 15 vite dhe kosto më të ulët.
Tv Klan