BERZH: Përkeqësohet gjyqësori dhe perceptimi i korrupsionit


BERZH: Përkeqësohet gjyqësori dhe perceptimi i korrupsionit

17:00 12/11/2020

Bie niveli i mirëqeverisjes krahasuar me një vit më parë

Shqipëria ka shënuar rënie të pikëve në mirëqeverisje. Në raportin e “Tranzicionit 2020 -2021”, i cili publikohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në shtetet ku ajo operon, indeksi i mirëqeverisjes ka arritur në nivelin e 4.5 pikëve, nga 5.16 që ishte një vit më parë dhe më poshtë edhe se në 2016-n.

“Në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni e Veriut dhe Poloni, pikët janë ulur për shkak të rënies që kanë shënuar indikatorët që ne llogaritim për këtë indeks të cilat lidhin me efektivitetin e gjykatave, informalitetin, perceptimin e korrupsionit dhe punën për nisma ligjore rregulluese”.

Megjithatë Shqipëria ka arritur të shtojë pikët në çështjen e konkurrencës së tregut dhe qëndrueshmërisë financiare, por ka mbetur në të njëjtin vend me 2019-n në çështjet që lidhen me mjedisin, ndërsa ka humbur pikë te gjithëpërfshirja në treg dhe integrimi i kompanive.

“Disa vende si Shqipëria, Bjellorusia, Qipro, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina kanë parë një rritje të qëndrueshme të sektorit financiar në vitet e fundit, e stimuluar nga struktura e sektorit bankar, rënia e kredive të këqija dhe politikat mbikëqyrëse”.

Fokusi i raportit të tranzicionit për këtë vit ishte në rolin e shtetit në ekonomi dhe modelin se si operojnë në treg kompanitë publike, kjo për shkak se sipas vëzhgimeve të bëra nga BERZH, këtë vit për shkak të pandemisë së Covid-19 pritshmëritë e qëytetarëve në rolin e shtretit në ekonomi dhe shëndet janë rritur ndjeshëm.

Tv Klan






Të ngjashme