Besart Berisha do të luajë për Kosovën


Besart Berisha do të luajë për Kosovën

12:53 04/11/2016

Besart Berisha mund të luajë për Kosovën. Ish-sulmuesi i Shqipërisë mori lejen e FIFA-s dhe këtë e konfirmoi trajneri Albert Bunjaki.

Besart Berisha nuk do të jetë gati për takimin me Turqinë që të luhet më 12 nëntor në Antalia. Futbollisti që luan në Australi me Melborune Victory pritet të luajë në takimin me Islandën më 24 mars sqaroi përzgjedhësi i Kosovës.

31-vjeçari nuk është në planet e Gianni De Biasi prej kohësh edhe pse në disa deklarata u tregua i gatshëm t’i bashkohej Kombëtares gjatë finaleve të Euro 2016.

Besart Berisha u aktivizua në 14 ndeshje me fanellën e Shqipërisë prej vitit 2006 në 2009. Kosova siguroi të drejtën e pjesëmarrjes në kualifikueset e Kupës së Botës 2018 pas pranimit në UEFA dhe FIFA. /TV KLAN






Të ngjashme