Besëlidhja barazon me Tiranën


Besëlidhja barazon me Tiranën

19:58 05/04/2017

Barazimi me Tiranën në ndeshjen e parë gjysmëfinale, që u luajt në Kukës e mban gjallë ëndrrën e Besëlidhjes në garën për Kupën e Shqipërisë. Lezhjanët luajtën si të barabartë me Tiranën dhe mbeten ende të pamposhtur në këtë kompeticion.

Pas një 45 minutëshi të parë, me lojë më shumë se sa të kujdesshme, në të dytin janë bardheblutë e kryeqytetit që shënojnë të parët.

Merveille Ndokyt shënoi një supergol në minutën e 59.

Avantazhi zgjati vetëm 8 minuta, pasi Marashi me kokë gjeti cepin e poshtëm të portës së Tiranës, duke vendosur barazpeshën.

Pjesa e mbetur e ndeshjes kishte mjaft ritëm, pasi të dy skuadrat tentuan të gjejnë rrjetën për ta patur më të lehtë në sfidën e kthimit që do të luhet më 19 Prill. Më e favorizuar është Tirana, pasi ka shënuar në fushë kundërshtare.

Tv Klan






Të ngjashme