Besëlidhja me “Luftë në dy fronte”
“Luftë në dy fronte”. Kjo është situata në klubin e besëlidhjes pas kualifikimit për në gjysmëfinalet e kupës së Shqipërisë. Objektivi i fillim sezonit ishte dalja në Superligë por oreksi vjen duke ngrënë. Tashmë edhe kupa është në ambiciet e lezhjanëve
Tashmë pa emocionet e kualifikimit presidenti lezhjan premton finalen e kupës
Gjokë Noka
Do të bëjmë histori, do shkojmë në kupë në majë
…
Por ai i ka kapacitetet skuadra për të luftuar në kupë dhe arritur ngjitjen në superligë?
Alban Bruka
Kemi marrë një kontigjent se e kemi parashikuar të dy kompeticionet.
Janë 25 lojtarë që kemi në dispozicion që të jemi të barabartë në fushën e lojës.
Pasi skualifikoi Partizanin, besëlidhja surprizoi me fitoren në Vlorë dhe kualifikimin për në gjysmëfinalet e kupës. Në grupin A të kategorisë së parë, lezhjanët gjenden në vendin e dytë 10 pikë pas Kamzës.
Tv Klan