Besimtarët bektashinj mbyllin sot zinë e Matemit – (4 Prill 2001)


Besimtarët bektashinj mbyllin sot zinë e Matemit – (4 Prill 2001)

15:28 04/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Besimtarët bektashinj në të gjithë botën, kanë prishur sot zinë e Matemit. 10 ditë agjërim, në përkujtim të ngjarjeve të Qerbelasë, ku kanë rënë 72 dëshmorë. Në këto ditë besimtarët privohen nga të gjitha kënaqësitë, nuk pinë ujë, bulmetra, por vetëm kos dhe perime nga toka. Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi thotë:

Haxhi Dede Reshat Bardhi:-“Ne në këto ditë, është 1500 vjet, që kujtohen ngjarjet e luftës së Qerbelasë. Pas prishjes së zisë, nesër përgatitet ashurja dhe ndahet për sadaka të Imam Hysenit, për veten, për të ardhmen”.

Pas prishjes së zisë, flamuri bektashian në gjysmë shtizë ngrihet dhe besimtarët sot bëjnë përgatitjet për të nesërmen, që është dita e ashures. Për këtë gatim është zgjedhur gruri që është bukë dhe vazhduesi i jetës./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme