Shqiptarët festojnë lindjen e Krishtit
Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë këtë 25 Dhjetor lindjen e Krishtit. Mesnata e se hënës i gjeti besimtarët katolikë të kryeqytetit në Katedralen e Shën Palit.
Ata u luten për paqe, dashuri e mirësi mes njerëzve.
Imzot George Frendo bëri apel për dialog dhe u shpreh se problemi më i madh i Shqipërisë sot është largimi i të rinjve nga vendi.
Ndërsa besimtarët ortodoksë u mblodhën mëngjesin 25 Dhjetorit në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Mesha u drejtua nga kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos.
Besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e birit të Perëndisë Jezu Krishtit, një moment që mbart simbolikën e shpresës, dhe që shoqërohet me urimet për paqe, harmoni e dashuri mes njerëzve.
Krerët e dy kishave e vunë theksin tek nevoja që ka shoqëria për t’u kthyer të vlerat njerëzore dhe të mposhtin veset që prodhojnë pasiguri e konflikte.
Tv Klan